image MSH-ja thotë se janë vaksinuar mbi 2500 punëtorë shëndetësorë

Shëndetësi

MSH-ja thotë se janë vaksinuar mbi 2500 punëtorë shëndetësorë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë vaksinuar mbi 2500 punëtorë shëndetësorë, transmeton Gazeta Sinjali.

Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.  Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. /Gazeta Sinjali/