Tetë persona janë shëruar nga koronavirusi sot në Kosovë, duke e çuar në 884 numrin e të shëruarve, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/