image MPMS del me sqarim pas gabimit që bëri me listat e përfituesve të 130 eurove nga Pakoja Emergjente

Financa

MPMS del me sqarim pas gabimit që bëri me listat e përfituesve të 130 eurove nga Pakoja Emergjente

news image

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas një gabimi që është bërë në listat e përfituesve të masës 15 nga Pakoja Fiskale Emergjente.

Përmes një njoftimi, MPMS ka sqaruar se ka ndodhur një gabim teknik kur disa qytetarëve iu është dërguar një mesazh i cili nuk dedikohej për ta.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton gjithë qytetarët se gjatë përgatitjes dhe filtrimit të listave për njoftim me SMS rreth statusit të aplikimit tuaj për masën 15, ka ndodhur një gabim teknik, ku një numri të përfituesve, me datë 11.08.2020, iu është dërguar gabimisht një SMS i cili nuk dedikohej për ta. Të gjitha këto familje sot gjatë ditës kanë pranuar një SMS tjetër sqarues rreth këtij gabimi teknik”, thuhet në njoftim.

Tutje, kjo ministri ka njoftuar qytetarët se për çdo paqartësi apo ankesë eventuale, qytetarët mund të paraqiten në Qendrën për Punë Sociale të komunës ku ata jetojnë.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si institucion bartës i procesit të zbatimit të Masës 15, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim për këtë lëshim i cili mund të ketë shkaktuar pakënaqësi te pranuesit e SMS-it në fjalë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/