image MPJD uron Tajlandën për Ditën Kombëtare

Kosovë

MPJD uron Tajlandën për Ditën Kombëtare

news image

Në emër të Kosovës, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla e ka uruar për Ditën Kombëtare, popullin dhe institucionet e Mbretërisë së Tajlandës.

Haradinaj ka shprehur urime të përzemërta për këtë shtet, bëhet e ditur në njoftimin e MPJD-së, raporton Gazeta Sinjali.

“Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Tajlandës – edhe pse gjeografikisht janë të largëta – bazohen në parimet e pandryshueshme të besimit dhe mirëkuptimit, dhe unë besoj fort se lidhja e ngushtë dhe miqësia që ndajmë së bashku, do të vazhdojnë të forcohen dhe zhvillohen në të mirë të të dyja vendeve tona në vitet në vazhdim

Në këtë kohë sfiduese që bota po përballet në një luftë kundër pandemisë COVID-19, përfitoj nga rasti të përcjell urimet më të mira për mirëqenien Tuaj personale, si dhe paqen, shëndetin dhe prosperitetin e vazhdueshëm për popullin mik të Mbretërisë të Tajlandës”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

/Gazeta Sinjali/