image MPJ reagon pasi bokserët kosovarë u ndaluan të hyjnë në Serbi

Futboll

MPJ reagon pasi bokserët kosovarë u ndaluan të hyjnë në Serbi

news image

Boksierët e përfaqësueses së Kosovës nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Serbisë për shkak të simboleve shtetërore që kishin në veshjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.  

E për këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan Sinjali Sporti.

Përmes një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se pas kësaj ngjarje, Qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale të Serbisë në kampionatin botëror.

Pasi ekipi kombëtar i boksit të Kosovës është bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale kundër garës fer në kampionatin botëror” thuhet në postim.

/GazetaSinjali/