image MPJ i reagon Rusisë: Keni tendencë përçarëse për ta penguar pajtimin tonë me Serbinë

Politikë

MPJ i reagon Rusisë: Keni tendencë përçarëse për ta penguar pajtimin tonë me Serbinë

news image

Ministria e Punëve të Jashtme i ka reaguar zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila publikoi një fotografi me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, transmeton Gazeta Sinjali.

Kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës sikur nuk i mjaftoi Zakharovës që u shpreh se përpjekja për të normalizuar në formë të përshpejtuar raportin mes Prishtinës dhe Beogradit, është shkatërruese.

MPJ ka thënë për Klan Kosovën se kjo nuk është hera e parë që rusët tentojnë të përçajnë, dhe kësisoj po mundohen ta rrënojnë ndikimin perëndimor dhe ta shtrijnë atë rus në rajon.

“Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së. /Gazeta Sinjali/