image Mozzik e pyet nëse ka qenë ndonjëherë në lidhje dashurie, kështu përgjigjet Kida

Bota e Yjeve

Mozzik e pyet nëse ka qenë ndonjëherë në lidhje dashurie, kështu përgjigjet Kida

news image

Jeta personale e këngëtares së njohur, Orhidea Latifi, gjithmonë ka qenë larg mediave rozë.

Gjatë gjithë karrierës së saj nuk është aluduar asnjëherë për ndonjë lidhje dashurie të saj, ndërsa edhe vet ajo është treguar e rezervuar.

Në një intervistë në “Shiko Kush Luan”, Kida ka shuar kureshtjen e mijëra fansave të saj.

E pyetur nga kolegu i saj, Mozzik se a ka qenë ndonjëherë në lidhje dashurie, artistja shqiptare ka dhënë vetëm në përgjigje të shkurtër.

“Jo nuk kam pasur”, është shprehur ajo.

https://www.instagram.com/p/CFjkEKjhQFn/

Ndërkaq, pas kësaj deklarate ajo dëgjohet duke thënë se do t’u tregojë në prapaskena nëse me të vërtetë ka qenë në lidhje.

Nuk i dihet ende nëse Kida me të vërtetë nuk ka pasur të dashur, apo thjesht po vazhdon të ruaj privatësinë e saj. /Gazeta Sinjali/