image Mozzik arrin në Mitrovicë, pa maska dhe pa distancë, qindra të rinj dalin për ta pritur

Kosovë

Mozzik arrin në Mitrovicë, pa maska dhe pa distancë, qindra të rinj dalin për ta pritur

news image

Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot kishte njoftuar se do ta filloj turneun e tij për promovimin e albumit ‘Mozzart’, me ç’rast do t’i shpërndajë 30 mijë CD të këtij albumi, shkruan Gazeta Sinjali.

Turneu do të zhvillohet në 7 qytete të Kosovës, ndërsa ka filluar nga qyteti i Mitrovicës.

Në disa video të publikuara nga reperi në llogarinë e tij në Instagram, shihen qindra të rinj të cilët janë mbledhur për ta pritur Mozzikun, e ky i fundit duket mjaft i lumtur nga mikpritja e mitrovicasve.

E kjo kërcënon seriozisht shëndetin publik në këtë kohë pandemie, sepse përveç neglizhencës së distancimit fizik, në këtë tubim shihen edhe shumë fëmijë të cilët nuk kanë të vendosura maska.

Kujtojmë se, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë të obliguar të mbajnë maska jashtë shtëpive/banesave të tyre si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2m./Gazeta Sinjali/