image Mourinho "ndëshkon" futbollistët me stërvitje

Futboll

Mourinho “ndëshkon” futbollistët me stërvitje

news image

Tottenham e ka nisur mjaft mirë këtë sezon, por mbrëmjen e djeshme zhgënjeu totalisht në transfertën belge ndaj modestëve të Antwerp, ku humbi me rezultatin minimal 1-0.

Mjaft i zhgënjyer u shfaq trajneri i “Spurs”-ave Jose Mourinho, që reagoi ashpër edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku ndër të tjera paralajmëroi të tijtë se do të dalin menjëherë në stërvitje, në formë ndëshkimi.

“Performancat e këqija sjellin rezultate të këqija. Shpresoj që lojtarët e mi të jenë po kaq të zhgënjyer sa unë, pas kësaj ndeshjeje. Nesër në orën 11:00, stërvitje”, shkroi portugezi në Instagramin e tij.

Dhe kështu ndodhi, sepse skuadra u rikthye në Londër mbrëmë vonë dhe sot që në orën 11:00 të gjithë ishin në rresht për të kryer seancën stërvitore.