image Moti sot mund t'ua prishë planet

Kosovë

Moti sot mund t’ua prishë planet

news image

Mëngjesi i sotëm në Kosovë do të karakterizohet mot me diell, por gjatë pjesës së dytë parashihet të ketë kushte të tjera meteorologjike, vranësira të paqëndrueshme të cilat vende-vende parashihet të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 16 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se do të fryjë erë herë-herë me vrull me shpejtësi deri 11m.s./Gazeta Sinjali/