image Moti për ditën e nesërme, IHK-ja paralajmëron: Mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit

Kosovë

Moti për ditën e nesërme, IHK-ja paralajmëron: Mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale, raporton Gazeta Sinjali.

Instituti tutje njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP, që nga ora 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse (ombrellë, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kundër rrezeve të diellit)”, thuhet në njoftim.

IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

/GazetaSinjali/