image Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm sot

Shqipëri

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm sot

news image

Edhe sot pritet mot i paqëndrueshëm në Shqipëri.

Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara dhe mesatare, gjatë pjesës së dytë të ditës. Në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 33ºC.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë. /GazetaSinjali/