image Mot me shi sot në Kosovë

Kosovë

Mot me shi sot në Kosovë

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pas temperaturave të larta të cilat mbretëruan në vendin tonë, moti do të ndryshojë ditët në vazhdim.

“Përpos rrezeve të diellit gjatë ditës parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rreziku që në disa vende të bie breshër.”

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe lokalisht e fortë./GazetaSinjali/