image Mot i vranët sot në Shqipëri

Shqipëri

Mot i vranët sot në Shqipëri

news image

Vranësira të lehta dhe të dendura do të mbizotrojnë sot në Shqipëri, i cili do të shoqërohet edhe me reshje të shiut në tërë territorin.

Gjatë paradites pritet që reshjet të jenë në formë të shtrëngatave, ndërsa pasditja do të shoqërohet me shi të intensitetit të ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17º në 29ºC, në zonat e ulëta nga 20ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 32ºC.

Meteorologët thonë se era do të fryjë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë. /Gazeta Sinjali/