image Sot dhe nesër, mot i ftohtë dhe me ngrica sidomos në mengjes

Kosovë

Parashikimi/ Sot dhe nesër, mot i ftohtë dhe me ngrica sidomos në mengjes

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohtë. Në mëngjes në ultësira parashihet të krijohet mjegulla dhe ngricat.

Ngrica më shumë parashihet të ketë përgjatë relievit kodrinorë-malor.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK./Gazeta Sinjali/