image Mosmarrëveshje për pronë mes vëllezërve në Podujevë, arrestohet njëri

Siguri

Mosmarrëveshje për pronë mes vëllezërve në Podujevë, arrestohet njëri

news image

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar, dje rreth orës 15:10, në Podujevë pasi i njëjti ka kërcënuar vëllain e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Policia bënë të ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje rreth ndarjes së pronës, ka kanosur vëllain e tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/