image Mosmarrëveshja mes dy drejtorëve në Postën e Kosovës, njëri prej tyre dërgohet në mbajtje

Siguri

Mosmarrëveshja mes dy drejtorëve në Postën e Kosovës, njëri prej tyre dërgohet në mbajtje

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga drejtorët e menaxhmentit të Postës së Kosovës, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur sot brenda objektit të kësaj ndërmarrje, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti në polici është hapur sulm ndaj personit zyrtar, ndërsa me urdhër të prokurorit personi i dyshuar V. T është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës. Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin në fjalë, përfshirë këtu edhe arrestimin e personit të dyshuar. Rasti është hapur sulm ndaj personit zyrtar. Me urdhër të prokurorit personi i dyshuar V. T është dërguar në qendrën e mbajtjes”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/