image Mosha e viktimave që humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

Mosha e viktimave që humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 3.617  persona kanë rezultuar pozitiv.

MSH ka bërë të ditur se personat që ndërruan jetë janë të gjinisë mashkullore, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se një person ka ndërruar jetë mbi moshën 50 vjeçare, ndërsa tre të tjerë mbi moshën 80 vjeçare.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 3 mijë e 12 persona.  /GazetaSinjali/