image Mos konsumoni birrë nëse keni këto probleme shëndetësore

Shëndetësi

Mos konsumoni birrë nëse keni këto probleme shëndetësore

news image

Mjekët besojnë se personat që kanë probleme të caktuara shëndetësore nuk duhet të konsumojnë birrë sepse ekziston rreziku i komplikimeve të shumta.

Në një intervistë për revistën “Eat This, Not That”, gastroenterologu Jonathon Kung deklaroi se nuk do t’u rekomandonte njerëzve me diabet që të porosisin birrë, sepse shkakton një rritje të nivelit të sheqerit në gjak. Ndodh që disa prodhues nuk deklarojnë se ka sheqer në birrën e tyre.

Nëse jeni mbipeshë, gjithashtu nuk duhet ta konsumoni këtë pije sepse shkakton akumulimin e ë yndyrës në zonën e stomakut. Ata që janë të ndjeshëm ndaj glutenit duhet gjithashtu të përmbahen nga blerja e birrës.

“Shumica e birrave përmbajnë gluten, i cili shkakton inflamacion të zorrëve, që sigurisht shkakton probleme gastrointestinale”, shtoi Kung.

Nëse pini birrë edhe pse keni probleme me mëlçinë, mund ta përshpejtoni më tej procesin e dëmtimit të parenkimës (indit organik) dhe kështu ta vështirësoni funksionimin.

/GazetaSinjali/