Futbollisti i Wolves, Raul Jimenez dhe futbollisti i Arsenalit, David Luiz janë përplasur kokë më kokë në ndeshjen e sotme.
Goditja mes tyre ishte mjaft e rëndë, ku të dy futbollistët mbetën të shtrirë në fushë dhe u detyruan të pranojnë ndihmë mjekësore, shkruan Sinjali Sportiv.
Jimenez u largua nga ndeshja në minutën e 15-të kurse David Luiz u zëvendësua në pjesën e dytë.