image Momenti kur Haxhi Krasniqi hyri në ring me këngën "Kuq e zi je ti"

Sporte Luftarake

Momenti kur Haxhi Krasniqi hyri në ring me këngën “Kuq e zi je ti”

news image

Haxhi Krasniqi u rikthye në ring pas 15 muajve për të fituar me nokaut teknik ndaj boksierit çek, Stanislas Eschner.

Në raundin e gjashtë dhe të fundit, goditjet e Krasniqit ishin të papërballueshme për kundërshtarin dhe gjyqtari u detyrua ta përfundonte meçin.

Duke hyrë në ring, Haxhi Krasniqin e përcolli kënga “Kuq e zi je ti” e kënduar nga Elvana Gjata dhe Flori.

Kjo këngë që ngjall emocione të jashtëzakonshme u përjetua njëjtë edhe nga Haxhi Krasniqi, të cilit i dha motivim për një fitore madhështore sonte./Gazeta Sinjali/