image Molliqaj: PSD është nën prag, por edhe Vetëvendosje ka shënuar rënie

Politikë

Molliqaj: PSD është nën prag, por edhe Vetëvendosje ka shënuar rënie

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se presidenti duhet të zgjedhet nga një qeveri e re që duhet të dalë nga zgjedhjet e reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Molliqaj shpreh gatishmëri për të shkuar në zgjedhje, ani pse thotë se partia e tij nuk do ta kalojë pragun.

Sidoqoftë, Molliqajn “e ngushëllon” rënia prej 20 për qind të cilën thotë se e ka pësuar Lëvizja Vetëvendosje.

Duhen zgjedhje të reja për t’u zgjedhur presidenti i ri në vend. Presidenti nuk duhet të zgjedhet nga kjo qeveri e tanishme. Në matjet e fundit shihet se Vetëvendosja ka një ulje prej 20% të eloktoratit të vet. PSD një herë është nën prag. Ne na nevojitet punë për zgjedhje. Po rritemi si parti, çdo ditë vijnë të rinj e të reja me njohuri të mëdha që na bashkëngjiten“, deklaroi Molliqaj në Kanal 10./Gazeta Sinjali/