image Molliqaj: Nuk kemi hyrë në koalicion me AAK-në për shkak të dashurisë

Kosovë

Para fushatë/ Molliqaj: Nuk kemi hyrë në koalicion me AAK-në për shkak të dashurisë

news image

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një debat televizivë bashkë me, tashmë partnerin e tij të koalicionit, Daut Haradinajn, ka shpalosur arsyet e hyrjes në koalicion parazgjedhorë me AAK-në.

Ai e ka pranuar që në të kaluarën me subjektin e Haradinajt kanë pasur dallime të mëdha politike, por që tashmë rrethanat kanë ndryshuar dhe qëndrimet janë ndërruar.

“Nuk kemi hy në kolicion për shkak të dashurisë, por për shkak të interesave të përbashkëta që kemi. Nuk kemi qenë miq në vitin 1999 por kemi qenë në një kauzë të përbashkët, nuk kemi qenë miq më parë por jemi miq tani. Koalicioni jonë është koalicion që e çon Kosovën pëpara”, ka thënë Molliqaj.