image Molliqaj nuk ia pranon kërkim faljen Muratit: Pendimi i vërtetë është dorëheqja

Politikë

Molliqaj nuk ia pranon kërkim faljen Muratit: Pendimi i vërtetë është dorëheqja

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit kërkoi falje për deklaratat e thëna vite më parë për veteranët e UÇK-së, raporton Gazeta Sinjali.

Molliqaj tha se pendimi i vërtetë i ministrit Murati është dorëheqja dhe jo kërkim falja.

Kryetari i Partisë Social Demokrate shton se çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës dhe si parti nuk heqin dorë nga protesta e paralajmëruar me 6 korrik.

“Pendimi i vërtetë është dorëheqja. Shihni kalendarin: dy dite reagime në rritje dhe dy orë pas thirrjes së protestës, ministri Murati reagon. Tepër vonë për të qenë e sinqertë. Çdo kërkim falje ka qëllim amortizimin e revoltës. Dhe ruajtjen e vetës, kuptohet. Presioni nuk pranohet. Protesta vazhdon”, ka shkruar Molliqaj.

/GazetaSinjali/