image Molliqaj: Mendësia e Kurtit është e rrezikshme, shkelja e Kushtetutës dhe kapja e bordeve janë vetëm fillimi

Kosovë

Reagim/ Molliqaj: Mendësia e Kurtit është e rrezikshme, shkelja e Kushtetutës dhe kapja e bordeve janë vetëm fillimi

news image

Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka emëruar kandidatët për deputetët e anëtarë të kësaj partie në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike si Posta e Kosovës, Hekurudha e Kosovës – Infrakos dhe Kompania Rajonale “KRU Prishtina”.

Lidhur me këto emërime, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili thotë se diskursi populist i Kurtit nuk qon në rezultate më ndryshe se këto që po i shohim.

Sipas tij, mendësia e Kurtit është e rrezikshme, ndërsa shkelja e Kushtetutës dhe kapja e bordeve janë vetëm fillimi.

“Kjo mendësi është e rrezikshme. Rrezikshmëria e saj po dëshmohet çdo ditë. Shkelja e Kushtetutës dhe kapja e bordeve janë vetëm fillimi. Demokracia duhet të mbrohet me çdo kusht, kundër populizmit e kundër kapjes së shtetit e shndërrimit të tij në parti-shtet”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/videos/313466669626806/?__xts__[0]=68.ARCJX-003x7Sc2c0B48eBz47-jf3XxybehcU1U9LA1CnFdvCyXkb46F2FFstLvOB2cjJa6sKxl2MouZlh_QKYGlY_xxETBiK3YANDec_oUKunRfELIFZuLVuDSC6sAV5v4U3YkPVHWAvBq8ldrpEejKH9-Nk5cBiWjeGUjacMdZ2xkYlNtR_cR5LgpiV-ReUAyJFtm5o_mfDklccvFgjaClYhI-lqHyZPHKLpU7BZLA0dhTDhwp_Z33olu0OjNSLfjq5h2lMsG3DAK6jrZ-DC_Jl2W2qhn0G5bFLDHRyWvqfAncog7cf4KnwBHJ-zK5Xx3uh38Sf_ghWjz88GLxifPNJz0bbTX5rBIF45plg&__tn__=-R