image Molliqaj-Kurtit: Shko në Hagë dhe dëshmo me Shkelzenin, Fatmiren, Liburnin e Hakiun

Politikë

Molliqaj-Kurtit: Shko në Hagë dhe dëshmo me Shkelzenin, Fatmiren, Liburnin e Hakiun

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratës së kreut të VV-së, Albin Kurti se presidenti Thaçi po e negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovës, për ta shpëtuar veten nga Gjykata.

“VV ka kohë që thotë se Hashim Thaçi po e negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për ta shpëtuar kështu veten nga Gjykata. Në këtë qëndrim, presupozimi është i qartë. Sipas Kurtit, drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi qenka i fajshëm, pra paska bërë krime lufte dhe prandaj po ikën prej gjykimit”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se këto deklarata të Kurtit po bëhen vetëm për interesa politike.

“Albin, tashmë e kemi kuptuar që nuk sheh asgjë tjetër përtej interesit tënd politik. Dikur thoshe se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së. Për ta realizuar këtë interes, sot je në anën e atyre që akuzojnë UÇK-në. Në anën e atyre që e shohin me përçmim luftën për liri. Je vendosur në anën e atyre që luftën e UÇK-së e shohin si një shpërthim agresiv e të dëmshëm të disa katundarëve”, ka shkruar Molliqaj tutje.

Molliqaj i është drejtuar Kurtit, duke i thënë se mund të shkojë në Hagë për të dëshmuar bashkë me kolegë.-

“Shko Albin thuaj të gjitha, sepse edhe ashtu, me qëndrimet e tua, e ke vendosur veten në anën e atyre që duhet të ftohen si dëshmitarë. Merri me vete edhe kolegët e tjerë të partisë: Shkelzenin, Fatmiren, Liburnin, Hakiun etj. sepse në bazë të qëndrimeve të tyre, edhe ata duket se dijnë shumë”, ka shtuar ai.

Molliqaj gjithashtu ka deklaruar se Kurti duhet të tregojë në Hagë se historia duhet të ndryshohet, sidomos aty ai nuk është protagonist./GazetaSinjali/

Shko Albin…VV ka kohë që thotë se Hashim Thaçi po e negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për ta shpëtuar…

Posted by Dardan Molliqaj on Tuesday, June 30, 2020