image Molliqaj: Kam qenë kundër koalicionit me AAK-në, ia kam thënë edhe Ramush Haradinajt

Politikë

Politikë/ Molliqaj: Kam qenë kundër koalicionit me AAK-në, ia kam thënë edhe Ramush Haradinajt

news image

Ish-deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj, ka folur pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit.          

Molliqaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai personalisht ka qenë kundër koalicionit me AAK-në dhe këtë gjë ai thotë se ia ka thënë edhe Ramush Haradinajt.

“E kam ditur që ideologjikisht dhe strukturalisht është shumë e vështirë që këto dy parti të bashkohen. Nuk kam pritur rezultat kaq zhgënjyes por jo edhe shumë nga ai koalicion”, tha ai.

Molliqaj thotë se pas arritjes së koalicionit ai e ka mbrojtur në maksimum koalicionin.

“AAK nuk i ka bërë dëm PSD-së dhe e kundërta. Të dy palët i kanë gabimet e veta”, ka pohuar ai.

/Gazeta Sinjali/