image Molliqaj: E dhimbshme, Serbia po gëzohet, njësoj si Albin Kurti

Kosovë

Molliqaj: E dhimbshme, Serbia po gëzohet, njësoj si Albin Kurti

news image

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzave ndaj presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Molliqaj ka thënë se sot është gëzuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ashtu si edhe shteti i Serbisë.

Sipas tij, kjo gjykatë nuk do të themelohej dhe nuk do të ishte sot pa gëzimin dhe entuziazimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Albin Kurtit.

“..kjo gjykatë s’do të bëhej dot pa mbështetësit vendorë. Pa gëzimin dhe entuziazmin fillestar të LDK-së, të kombinuar me insistimin dhe votat e PDK-së, gjykatën sot s’do ta kishim. Dhe kjo gjykatë, s’do të vazhdonte të mbetej në mesin tonë, pa një konstelacion të ri politik, ku gëzimi dhe entuziazmi për të, bashkë me votat dhe insistimin për t’mos e ndalur bashkohen te subjekti politik Vetëvendosje dhe tek emri i veçantë Albin Kurti. E dhimbshme. Serbia po gëzohet. Njësoj si Albin Kurti”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Molliqaj ka thënë se kushdo që i gëzohet përndjekjes dhe kriminalizimit të luftës së UÇK-së, ose është naiv, ose i ligë, ose tradhëtar.

“E ne e dimë që Albin Kurti nuk është naiv”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/