image Molliqaj: Deri në janarin e vitit 2021 Limaku nuk do t’i paguajë asnjë cent buxhetit të Kosovës

Financa

Molliqaj: Deri në janarin e vitit 2021 Limaku nuk do t’i paguajë asnjë cent buxhetit të Kosovës

news image

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kompania që ka në koncesion aeroportin “Adem Jashari”, kompania Limak, është trajtuar në mënyrë të favorizuar nga Qeveria Kurti dhe sipas tij, po vazhdon të trajtohet njëjtë nga Qeveria Hoti.

Sipas Molliqajt, kompania Limak ka përfituar shtyrje për pagesat e taksës koncesionare të gjysmës së vitit 2019 kur s’kishte fare pandemi dhe shtyrje të këstit të parë të vitit 2020.  

Ai ka shtuar se “deri në janarin e vitit 2021 Limaku nuk do t’i paguajë asnjë cent buxhetit të Kosovës”.

Molliqaj ka theksuar se depozita bankare që sipas kontratës koncesionare Limaku është i detyruar ta mbajë në BQK është shndërruar në garanci bankare. Sipas tij, bëhet fjalë për 5 milionë euro që Limaku i merr në shfrytëzim. /Gazeta Sinjali/

Postimi i tij i plotë: