image Molliqaj: Albini është 'baba" në Vetëvendosje, deputetët kanë qasje konservatore

Politikë

Molliqaj: Albini është ‘baba” në Vetëvendosje, deputetët kanë qasje konservatore

news image

Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate ka folur sërish për arsyet e largimit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

Molliqaj tha se janë dy arsye se pse ai ka marrë një vendim të tillë, e njëra prej tyre thotë se ishte mendësia “staliniste” e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

“Janë dy faktorë që unë nuk jam në Vetëvendosje. Ne jemi nda me Vetëvendosjen shumica, sidomos pjesa që edhe sot vazhdojnë me qenë në PSD, për shkak se kemi kritikë të ashpër edhe me autoritarizmi e në veçanti me Stalinizmin si metodë të organizimit politikë”.

“Ne kemi qenë pjesë po nuk jemi më pasi nuk jemi pajtu, ne jemi nda me diskutime ideologjike pa u idhnu politikisht me Albinin për çështjen e Leninit – e kam thënë disa herë dhe kjo ka më ardhë çdo herë e më shumë duke u bë temë, pra ne nuk jemi aty për shkak se nuk besojmë në metodën Staliniste dhe kur po them Staliniste duhet me e kuptu si mendësi e jo si praktikim se nuk mundet sot kurrkush me u bë si Stalini”.

Sipas Molliqajt, Kurti është “baba” në Vetëvendosje, ndërkaq deputetët thotë se kanë qasje totalisht konservatore.

“E para dhe më e rëndësishme është kur e mvesh vetën me rolin e misionit historik – pra ti si person, si forcë politike ia mvesh vetës një mision që në rastin e Kosovës me shpëtu Kosovën nga krimi, hajnia, Serbia me shpëtu nga çkado tjetër”.

“Me thënë që është personi i duhur në momentin më të duhur është tjetër dhe me thënë që është i vetmi njeri që ka lind Kosova që 500 vjet nana priti me lind është dallim i madh”, tha ai në Klan Kosova.

“Vetëvendosje është reduktu në figurën e individit në figurën e ‘babës’ edhe për këtë sot Vetëvendosje është konservatore. E shohim qasjen e saj si subjekt i majtë, por kur flitet për të drejtat e pakicave komunitare këtu jo vetëm etnike por edhe të orientimeve e shohim se kanë qasje krejt konservatore”.

“Dimensioni në çfarë lloj familje flet Vetëvendosja sot dhe deputetët e saj është krejtësisht qasje konservatore. Si të mendon, si konservator të duhet baba se baba e mban shtëpinë kur je i djathtë këta tjerët janë rolet shërbyese”, deklaroi Molliqaj./Gazeta Sinjali/