image Mohoi lidhjen, dalin fotot e Kiara Titos në ishujt luksoz me djalin e biznesmenit të njohur (FOTO)

Bota e Yjeve

Mohoi lidhjen, dalin fotot e Kiara Titos në ishujt luksoz me djalin e biznesmenit të njohur (FOTO)

news image

Pak muaj më parë në nisje të “Big Brother VIP”, Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave për një lidhje që u raportua se kishte me Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard Koka.

Por të dy e mohuan këtë lidhje. Në fillim Roni nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, e më pas gjatë një bisede me vajzat e shtëpisë, Kiara ka shpjeguar sa ata kanë dalë thjesht në një takim së bashku dhe gjithçka ka përfunduar aty.

Gjithë pjesa tjetër sipas saj është shtuar nga vetë Roni, i cili ka qenë pjesë e rrethit miqësor të moderatores.

Mirëpo faktet në rrjetet sociale të secilit provojnë të kundërtën. Verën e kaluar duket se dyshja e ka kaluar bashkë edhe në pushime mjaft luksoze. Në të njëjtat data, korrik-gusht 2022, Kiara dhe Roni kanë vizituar ishujt luksozë të Greqisë si Santorini dhe Mykonos.

Nga pushimet luksoze nuk kanë munguar as pozat e të dyve, pikërisht në të njëjtat vende.

/GazetaSinjali/