image Mjeku shqiptar apel të rinjve: Më pak grumbullime në plazhe e mjedise, po rrezikoni shëndetin

Shqipëri

Mjeku shqiptar apel të rinjve: Më pak grumbullime në plazhe e mjedise, po rrezikoni shëndetin

news image

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale në lidhje me situatën e krijuar në javët e fundit nga COVID-19, ku numri i të prekurve është rritur ndjeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo ka apeluar te të rinjtë që të shmangin qëndrimin në bare dhe lokale, pasi në këtë mënyrë po rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre.

Mes rreshtash, Kalo shkruan se dhe mjekët e spitaleve Covid tashmë kanë nevojë për të bërë pushime dhe rimarrë energjitë pasi janë duke u përballur në vijën e parë të frontit ndaj virusit prej muajit mars.

“Ne jemi në punë të përkushtuar për ruajtjen dhe përkujdesin ndaj shëndetit tuaj, por edhe personeli i Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm e ka të domosdoshme rigjenerimin e energjive dhe pushimet, sepse shumica janë prindër dhe duhet të kujdesen edhe për pushimet e shëndetin e fëmijëve të tyre dhe vetveten.….besimi dhe mirëkuptimi reciprok e bën edhe më të mundshme, përballjen me sfidën ndaj Sars-C0v2/Covid-19, me sa më pak humbje jetësh njerëzore dhe lëndimesh jo të pakta që mundet të krijojë kjo sëmundje në organizmat tanë”, shkruan ndër të tjera ai./Gazeta Sinjali/

KOHË KOVIDIANE….2.08.2020….Vera dhe temperaturat e saja përvëluese po kompensohen me daljet në vëndet me malore të…

Posted by Tritan Kalo on Saturday, August 1, 2020