image "Pa ujë e pa bukë", mjeku kosovar tregon sfidat e stafit mjekësor gjatë pandemisë

Shëndetësi

“Pa ujë e pa bukë”, mjeku kosovar tregon sfidat e stafit mjekësor gjatë pandemisë

news image

Mjeku, Arjan Ademi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë një apel për qytetarët dyshojnë se virusi nuk ekziston.

Ademi ka treguar sfidat me të cilat po ballafaqohen gjatë tërë kohës për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Ju dhe bash ju qe jeni duke bere avokatin e djallit me mosbesim e mosbindje, ejani kur te doni aty ku 24h/7dite ne jave ne mantilbardhet ballafaqohemi me luften anti COVID-19”, ka shkruar Ademi.

Tutje, Ademi ka thënë se ekipi mjekësor me orë të tëra qëndron pa bukë e pa ujë vetëm për të iu ndihmuar pacientëve me virus. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222382512742710&set=a.10203309611132090&type=3&theater