image Mjekët sugjerojnë marrëdhënie intime deri në katër herë në javë nëse dëshironi të nxirrni gurin nga veshkat
[wp-story id="814678"]

Këshilla

Mjekët sugjerojnë marrëdhënie intime deri në katër herë në javë nëse dëshironi të nxirrni gurin nga veshkat

news image

Rezultatet e studimit tregojnë se përqindja e nxjerrjes së gurëve është 5 deri 7 herë më e lartë gjatë aktivitetit seksual.

Çdo i dhjeti person në planet vuan nga gurët në veshka, ndërsa më të rrezikuarit janë ata të moshës 30-vjeçare. Secili që ka ndier dhembjen e gurëve në veshka, do të jetë i gatshëm të provojë çfarëdo qoftë vetëm e vetëm që kurrë të mos e përjetojë atë agoni.

Mirëpo në vend që të pinë ujë për të nxjerrë në mënyrë natyrale gurët nga veshkat, ekspertët besojnë që ekziston një mënyrë që t’i nxirrni nga trupi.

Gurët në veshka janë gunga të forta që krijohen për shkak të grumbullimit të produkteve të mbeturinave në gjak. Zakonisht gjenden në veshka apo në uretër – tubi që lidh veshkat me fshikëzën. Mund të shkaktojnë dhembje të jashtëzakonshme dhe infeksione të veshkave por edhe probleme të tjera.
Simptomat përfshijnë dhembjen në pjesën anësore të stomakut, dhembje të fortë e cila vjen dhe shkon dhe ndjenjën e krupës dhe të vjellave.

Ata të cilët kanë dhembje të forta, temperaturë të lartë apo gjak në urinë, patjetër duhet të kërkojnë ndihmën e mjekut, sepse, kur formohet guri në veshka, trupi do të provojë ta nxjerr jashtë nëpërmjet urinës. Shumica janë mjaft të vegjël dhe dalin vetë dhe kjo mund të bëhet në shtëpi, por gurët më të mëdhenj do të duhej të thyhen me operacion. Gjithashtu, gjysma e të gjithë të sëmurëve do të kenë një tjetër gur në veshka brenda pesë viteve. Ndërkohë, ata që vuajnë nga gurët, të cilët ende mund të shkaktojnë shqetësime, inkurajohen të pinë shumë lëngje dhe të marrin ilaçe, të ashtuquajturat alfa-bllokues që ndihmojnë gurët të kalojnë natyrshëm duke relaksuar muskujt në traktin urinar.

Megjithatë, në Journal of Sexual Medicine, mjekët në Indonezi vunë në dukje se tkurrja dhe relaksimi i qafës së fshikëzës, që ndodh gjatë orgazmës dhe derdhjes, mund të ndihmojë gjithashtu në nxjerrjen e gurëve në veshka. Kjo është për shkak se, ndërsa muskujt relaksohen, urina inkurajohet të kalojë përmes uretrës, së bashku me gurët në veshka.

Urologët në Universitetin Airlang në Surabaya kanë bërë pesë studime mbi këtë temë. Ata përfshinin 406 pjesëmarrës të cilëve iu tha të bënin seks ose të masturbonin tre ose katër herë në javë ose të përmbaheshin nga çdo aktivitet. Dr. Yudhistira Pradnyan Kloping dhe ekipi i tij ekzaminuan sesi marrëdhëniet seksuale ndikuan në numrin e gurëve në veshka që u kaluan në secilin grup dhe sa kohë zgjati. Rezultatet tregojnë se shkalla e dëbimit ishte 5.7 herë më e lartë në grupin seksualisht aktiv.

Dëbimi i gurëve tek ata që ishin seksualisht aktivë ishte gjithashtu më i shpejtë. Gjithashtu, numri i njerëzve që kishin nevojë për lehtësim dhimbjeje për shkak të gurëve në veshka ishte 62 për qind më i ulët tek ata që ishin seksualisht aktivë. Poashtu, numri i atyre që kishin nevojë për trajtim me laser për të thyer gurin ishte për një të pestën më e ulët se grupi i kontrollit, i cili abstenoi nga seksi.

Marrëdhëniet seksuale ose masturbimi tre deri në katër herë në javë janë të dobishme për nxitjen e nxjerrjes spontane të gurëve nga ureteri distal – kanë përfunduar studiuesit, siç raporton “Daily Mail”.

Veshkat janë përgjegjëse për largimin e produkteve të mbeturinave nga gjaku duke filtruar rreth 150 litra gjak në ditë. Gjaku i pastër kthehet në trup, ndërsa mbetjet kalojnë përmes urinës. Kur formohet një gur në veshka, ai zakonisht lëviz vetë në fshikëz brenda disa javësh, duke lejuar trupin ta kalojë atë përmes urinës.

Njerëzit mund të zvogëlojnë rrezikun e gurëve në veshka duke pirë shumë ujë dhe duke u siguruar që urina e tyre të ketë ngjyrë të zbehtë , një shenjë se ata janë të hidratuar mirë, raporton Telegrafi.

/GazetaSinjali/