image Mjekët nga Lugina e Preshevës do të mund të specializojnë në Kosovë

Shëndetësi

Mjekët nga Lugina e Preshevës do të mund të specializojnë në Kosovë

news image

Mjekët nga Lugina e Preshevës do të kenë mundësi për të kryer specializime në Kosovë, pasi Ministria e Shëndetësisë së Kosovës miratoi kuotat.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltarja e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani përmes një postimi në Facebook.

“Miratohen kuotat për specializim të kuadrove shëndetësore nga Lugina e Preshevës në Republikën e Kosovës. Kjo në bashkërendim me Ministrinë e Shëndetësisë”, ka njoftuar Sinani.

Sipas njoftimit të Sinanit degët e miratuara për këtë afat janë: kirurgjia abdominale, mjekësia familjare, anesteziologjia dhe toksikologjia, duke thënë se në të ardhmen do të ketë edhe degë të tjera.

/GazetaSinjali/