image Mjegull e ngrica/ Ky është parashikimi i motit për sot

Kosovë

Mjegull e ngrica/ Ky është parashikimi i motit për sot

news image

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira, shkruan Gazeta Sinjali.

Temperaturat minimale do të shënojnë rënie, duke krijuar kushte që sot në mëngjes të krijohet mjegulla dhe ngrica të dobëta.

Po ashtu si pasojë e rënies së temperaturave minimale ekzistojnë kushte që në mëngjes të paraqitet fenomeni i brymës i cili mund të ndikoj negativisht në perimekulturë, te ato perime që ju ekspozohen rrezeve direkt të dritës.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

IHK bën të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike. 

/GazetaSinjali/