image Miu i ngordhur në mes të marketit Emona në Vushtrri - VIDEO

Sinjalizime

Miu i ngordhur në mes të marketit Emona në Vushtrri – VIDEO

news image

Higjiena në marketet gjithandej vendit është një problem për të cilin qytetarët vazhdimisht ankohen. Vetëm në javët e fundit Gazeta Sinjali ka raportuar për disa raste të tilla, e të cilat siç duket nuk kanë të ndalur.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar në adresë të redaksisë një video që është realizuar në marketin “Emona” në Vushtrri, ku shihet një mi i ngordhur, në afërsi të produkteve ushqimore.

Sipas sinjalizuesit videoja është realizuar në orët e mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/