image Mitrovicasi bën telashe AKP-në, s’e lëshon lokalin e uzurpuar - arrestohet

Siguri

Mitrovicasi bën telashe AKP-në, s’e lëshon lokalin e uzurpuar – arrestohet

news image

Një person në Mitrovicë ka përfunduar në prangat e Policisë si pasojë e telasheve që shkaktoi lidhur me një pronë të uzurpuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 50-vjeçari tash e një kohë kishte shfrytëzuar pa dokumente një lokal i cili është në pronësi të Agjencionit Kosovar të Privatizimit.

Kjo kishte bërë që gjatë ditë së djeshme AKP-ja t’ia vendos shiritat, por që mitrovicasi s’e përfilli vendimin për mbylljen e lokalit.

Ai u arrestua sot pasi kishte hequr shiritat e vënë dhe u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose shenjave’.

/GazetaSinjali/