image Miratohet nisma për nënshkrimin e marrëveshjes 1 milion eurove mes Kosovës, BE-së e Maqedonisë së Veriut

Financa

Miratohet nisma për nënshkrimin e marrëveshjes 1 milion eurove mes Kosovës, BE-së e Maqedonisë së Veriut

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka apovuar nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare mes Kosovës, Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për këtë vit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo marrëveshje, e cila kap vlerën e 1 milion e 80 mijë eurove, parasheh bashkëpunimin ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i cili e prezantoi këtë pikë të rendit të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kjo marrëveshje do të mundësojë, ndër të tjera, edhe investime.

“Marrëveshja përfshin në tërësi një shumë prej 1 milion e 80 mijë euro. Përmes të cilave synohet të nxitet zhvillimi i zonave kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, mbrojtja mjedisore, parandalimi dhe menaxhimi rrezikut, tregtia dhe investimet”, tha ai.

Propozimi i Selmanajt u votua unanimisht nga kabineti qeveritar./Gazeta Sinjali