image MINT zbulon “projektin gjigant” të cilin e paralajmëroi Komuna e Prishtinës, do hapen 200 vende të reja pune

Financa

MINT zbulon “projektin gjigant” të cilin e paralajmëroi Komuna e Prishtinës, do hapen 200 vende të reja pune

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka zbuluar se cili është “projekti gjigand” për të cilin paralajmëroi nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, MINT ka njoftuar se kompania gjermane “MUNDA”, që merret me zhvillimin dhe prodhimin e tapicerive dhe tekstileve për industrinë e automobileve, është regjistruar si biznes në Kosovë.

Sipas njoftimit të MINT, nga ky investim do të hapen 200 vende të reja pune.

“Investimi i kompanisë Munda në Kosovë përveç 200 vendeve të reja të punës do të sjell edhe përvoja në fushën e tekstileve teknike me njohuritë e teknologjisë së ndriçimit të bazuar në LED. Një teknologji e re kjo që krijon mundësi krejtësisht inovative. Ministrja Hajdari i njoftoi përfaqësuesit e Munda-së për lehtësirat që i kanë ndërmarrë përmes plotësimit të legjislacionit që ndihmon qasjen e investitorëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Industria gjermane e autotekstileve për inovacion dhe transformim në Kosovë vjen me biznesin e parë Munda Kosova…

Posted by Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë on Tuesday, March 7, 2023

/GazetaSinjali/