image MINT publikon masat e reja për derivatet e naftës

Biznes

MINT publikon masat e reja për derivatet e naftës

news image

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për masa të reja mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit të MINT, marzha tregtare maksimale e lejuar me shumicë është dy centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shtijës me pakicë është 12 centë për litër nafte.

Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se “MINT-i ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi. Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhje e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore”.

“Kjo përbën shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse”, thuhet në vendim.

Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë.

Aktualisht, në tregun e Kosovës, një litër naftë kushton deri në 1.80 euro, kurse një litër benzinë deri në 1.50 euro.

/GazetaSinjali/