image Ministrja Haxhiu dërgon në Qeveri 12 prona të paluajtshme

Politikë

Ministrja Haxhiu dërgon në Qeveri 12 prona të paluajtshme

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dërguar sot në Qeveri 12 prona të paluajtshme me qëllim që kjo e fundit t’i përcaktojë kriteret në bazë të cilave mund të jepen në shfrytëzim.

Sipas Haxhiut një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.

“Në kuadër të kompetencave ligjore, kam dërguar 12 prona të paluajtshme në qeveri me qëllim që kjo e fundit t’i përcaktojë kriteret në bazë të cilave mund t’i jap në shfrytëzim. “

Postimi i plotë:

Mbrojtja dhe shfrytëzimi i pronave publike për interes publik është obligim ligjor dhe kushtetues.

Ministria e Drejtësisë administron me pronat e konfiskuara nga gjykatat e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të kompetencave ligjore, kam dërguar 12 prona të paluajtshme në qeveri me qëllim që kjo e fundit t’i përcaktojë kriteret në bazë të cilave mund t’i jap në shfrytëzim.

Kjo s’ka ndodhur asnjëherë më parë!

Jemi të përkushtuar që pasuria publike të shfrytëzohet vetëm për nevoja publike dhe për interesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/