image MPJD: Ende nuk ka asnjë kosovar të prekur nga tërmeti në Izmir

Evropë

MPJD: Ende nuk ka asnjë kosovar të prekur nga tërmeti në Izmir

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.

Mirëpo, Haradinaj-Stublla, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’, ka thënë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.

“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë @KosovoInAnkara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar! @IlirDugolli”, ka shkruar.

Ndërkaq, ajo postimit të saj ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi të Ambasadës së Kosovës në Ankara, e cila tregon se ku të drejtohen qytetarët e Kosovës në rast se kanë nevojë për ndihmë. 

/GazetaSinjali/