image Ministrja e jashtme austriake: Kosovës përfundimisht duhet t’i hiqen vizat

Kosovë

Ministrja e jashtme austriake: Kosovës përfundimisht duhet t’i hiqen vizat

news image

Ministrja për Evropën në kancelarinë austriake, Karoline Edtstadler, ka thënë se është koha që përfundimisht të liberalizohen vizat për Kosovën, pasi 95 kriteret e kërkuara nga BE-ja janë plotësuar.

Pas takimit me homologen kosovare Donika Gërvalla-Schwarz, Edstadler ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë është kyç.

“Një bashkëbisedim i mirë me zëvendëskryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla. Dialogu Prishtinë-Beograd është kyç jo vetëm për stabilitetin e rajonit por edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Shpresoj për përparim të shpejtë në çështjet me rëndësi praktike për qytetarët në të dy shtetet në mënyrë që të ndërtohet besimi reciprok”, ka shkruar Edstadler.

Tutje ministrja austriake është shprehur se ka ardhur koha që përfundimisht Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave.

“Kosova është vendi i fundit në Ballkan të cilës i kërkohen vizat. Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizim të vizave, dhe Parlamenti Evropian vazhdimisht është deklaruar në favor të liberalizimit të vizave. Është koha përfundimtare që të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/