image Ministrja e Infrastrukturës së Shqipërisë rezulton pozitive me COVID-19

Shqipëri

Ministrja e Infrastrukturës së Shqipërisë rezulton pozitive me COVID-19

news image

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë njoftoi se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

“Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë. /Gazeta Sinjali/