image Ministrja e Financave jep një njoftim me rëndësi për policat e sigurimit kufitar

Diasporë

Ministrja e Financave jep një njoftim me rëndësi për policat e sigurimit kufitar

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se nga sot e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të policës së sigurimit për mërgimtarët.

Në postimin e saj në Facebook, ajo tregon se polica e sigurimit shkarkohet në webfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit.

Postimi i plotë i saj:

Mirë se vini në vendin tuaj!

Prej sot, 1 gusht 2020, e deri në fund të këtij viti, Qeveria e Kosovës mbulon koston e plotë të primit të policës së sigurimit për autoveturat tuaja. Polica e sigurimit shkarkohet në webfaqen e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS – http://www.bks-ks.org), mund ta mbani në telefonin tuaj dhe kështu ju mund të shmangni krijimin e radhëve të gjata para sporteleve të BKS.

Ju lutem shumë që gjatë ardhjes, e sidomos gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë, të respektoni të gjitha rekomandimet e IKSHKP-së. /Gazeta Sinjali/