image Ministrja e Arsimit e lë përfundimisht pa çerdhe komunën e udhëhequr nga LDK

Arsim

Ministrja e Arsimit e lë përfundimisht pa çerdhe komunën e udhëhequr nga LDK

news image

Gjatë njoftimit të djeshëm të Arberie Nagavcit përmes një postimi në facebook, ajo ka njoftuar se do të ndërtohen 5 çerdhe të reja.

“E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit. Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme”, ka shkruar dje Nagavci në profilin e saj në Facebook.

Nagavci ka njoftuar se edhe katër objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe.

Sipas kësaj i bie se qyteti i Vitisë do të mbetet pa çerdhe, ndonëse ajo ishte planifikuar të ndërtohej bashkë me atë të Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës.

Kështu kishte njoftuar e para e Arsimit në maj, kur e kishte bërë njoftimin për ndërtimin e çerdheve nëpër Kosovë.

“Gjashtë çerdhe të reja në komunat Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Viti, Deçan, Gjakovë. Me qëllim të realizimit të prioritetit qeveritar për zgjerimin e infrastrukturës për edukimin parashkollor, Ministria e Arsimit konform legjislacionit në fuqi, ka hapur tenderin me datë 23 maj 2022 për ndërtimin e gjashtë çerdheve, me projekte tipike me dizajn të njëjtë sipas normave dhe standardeve për këtë nivel”, kishte shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook, më 27 maj.

/GazetaSinjali/