image Ministrja Arbërie Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave

Politikë

Ministrja Arbërie Nagavci e “rehatoi” në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave

news image

Njëri nga premtimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës së fushatës ka qenë edhe lufta kundër nepotizmit. Megjithatë me ardhjen në pushtet të kësaj partie, disa premtime siç duket po shkelen.

Kjo për faktin se në Qeverinë Kurti është raportuar shumë herë se janë punësuar familjarët e pushtetarëve në poste të ndryshme.

Së fundmi, është rasti i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila ka punësuar vajzën e saj në Ministrinë e Financave gjatë qeverisjes së shkurtër të Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2020, raporton Demokracia.

Vajza e Nagavcit raportohet se është Zyrtare e Lartë për Koordinim dhe Asistencë të Komitetit për PPP dhe AP-ve në Ministrinë e Financave.

Ndryshe, në vitin 2020, në deklarimin e pasurisë si deputete e LVV-së, Arbërie Nagavci nuk e kishte deklaruar se vajza e saj ka marrë pagë nga Ministria e Financave. Por, në deklarimin për vitin 2021 figuron edhe paga e vajzës së saj si e hyrë nga Ministria e Financave.

/GazetaSinjali/