image Ministria tregon se kur do t’iu dalin 100 eurot punëtorëve të sektorit privat

Financa

Ministria tregon se kur do t’iu dalin 100 eurot punëtorëve të sektorit privat

news image

Ministria e Financave, Punë dhe Transfereve ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i aplikacioneve dhe ekzekutimi i mjeteve për 100 eurot shtesë për punëtorët e sektorit privat.

Sipas Ministrisë, deri tash mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për këtë mbështetje.

“Mnistria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/