image Ministria lavdërohet për tavanin për derivate, thotë se masa e vendosur ka zbritur naftën për më shumë se 26 centë - Sinjali

Ministria lavdërohet për tavanin për derivate, thotë se masa e vendosur ka zbritur naftën për më shumë se 26 centë

news image

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po mburret me masën e ndërmarrë për çmimet e derivateve në Kosovë.

Kjo pasi sipas tyre, caktimi i tavanit për çmimin e derivateve ka ndikuar që në një kohë të shkurtë nafta të ulet për mbi 20 centë, njofton Gazeta Sinjali.

“Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Sipas njoftimit MINT është e përkushtuar që në tregun e Republikës së Kosovës të ketë karburante cilësore, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin